Telegrafi

Solskjaer krahason Rashfordin me Ronaldon

Ole Gunnar Solskjaer e ka përsëritur krahasimin e tij të Marcus Rashford me Cristiano Ronaldon pas fitores së Manchester Unitedit ndaj Newcastle United.

Rashford shënoi golin e tij të 11-të në Ligën Premier në këtë sezon – në fitoren 4-1 ndaj Newcasle në Old Trafford.

Solskjaer e ka krahasuar më parë 22-vjeçarin anglez me ish-yllin e Unitedit, Ronaldo dhe menaxheri e bëri këtë përsëri pas një goli të shkëlqyer të Rashford.

Lexo po ashtu Gjuajtja e lirë e Rashfordit ndaj Chelseat ishte identike me atë të Ronaldos, por këtu përfundon edhe krahasimi mes tyre

“Ai është një monstër fizike. Ai po kujdeset për veten e tij, duke punuar shumë në palestër”, ka thënë fillimisht Solskjaer në një konferencë për shtyp.

Momenti i golit të Rashford ndaj Newcastle (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“Mbaj mend një djalë që kam luajtur me atë dikur për ta kryesuar atë mjaft mirë kur ai ishte afër golit. Dhe ne i krahasojmë ata shpesh”.

“Pra, kjo çfarë po bënë Rashford, është ajo çfarë Ronaldo bënte kur ishte në moshë të re”, përfundoi norvegjezi. /Telegrafi/