Ole Gunnar Solskjaer e ka përsëritur krahasimin e tij të Marcus Rashford me Cristiano Ronaldon pas fitores së Manchester Unitedit ndaj Newcastle United.
Rashford shënoi golin e tij të 11-të në Ligën Premier në këtë sezon – në fitoren 4-1 ndaj Newcasle në Old Trafford.
Solskjaer e ka krahasuar më parë 22-vjeçarin anglez me ish-yllin e Unitedit, Ronaldo dhe menaxheri e bëri këtë përsëri pas një goli të shkëlqyer të Rashford.
“Ai është një monstër fizike. Ai po kujdeset për veten e tij, duke punuar shumë në palestër”, ka thënë fillimisht Solskjaer në një konferencë për shtyp.
“Mbaj mend një djalë që kam luajtur me atë dikur për ta kryesuar atë mjaft mirë kur ai ishte afër golit. Dhe ne i krahasojmë ata shpesh”.
“Pra, kjo çfarë po bënë Rashford, është ajo çfarë Ronaldo bënte kur ishte në moshë të re”, përfundoi norvegjezi. /Telegrafi/