Site icon Telegrafi

Solskjaer konfirmon lëndimet e Lingardit dhe Martialit, pritet të mungojnë deri në tri javë

Anglezi Jesse Lingard dhe francezi Anthony Martial pritet t’i mungojnë nga tri javë Manchester Unitedit.

Humbja nga Paris Saint-Germian në 1/8-tën e Ligës së Kampionëve ka shkaktuar më shumë probleme sesa vetëm rezultati 2-0.

Kjo pasi klubi anglez ka humbur edhe shërbimet e dyshes sulmuese, Lingard e Martial, të cilët u lënduan në këtë ndeshje.

Sikurse mesfushori me tipare sulmuese anglez, ashtu edhe sulmuesi francez pritet t’i mungojnë Djajve të Kuq deri në tri javë.

Lingard i lënduar (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Ky konfirmim i lëndimeve dhe mungesës së tyre erdhi nga vet trajneri i Unitedit, norvegjezi, Ole Gunnar Solskjaer.

“Lingard dhe Martial do të jenë jashtë deri në tre javë pas lëndimeve ndaj PSG-së në mesjavë”, ka thënë Solskjaer në konferencë shtypi.

Gianluigi Buffon duke e ngushëlluar Martialin pas lëndimit (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Mungesa e dyshes sulmuese pritet të jetë e madhe për Unitedin pasi do të humbin plot pesë ndeshje, ku tri nga to janë derbi.

Lingard dhe Martial do të mungojnë në ndeshjen e Kupës FA ndaj Chelseat, në Ligën Premier ndaj Liverpoolit, Crystal Palace e Southamptonit dhe takimin kthyer ndaj PSG-së. /Telegrafi/

Exit mobile version