Telegrafi

Solskjaer konfirmon bisedimet me Baillyn për kontratën e re, por ka një kritikë për të

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer i ka konfirmuar bisedimet për kontratën e re me Eric Baillyn.

Solskjaer po fliste për media para ndeshjes me West Ham, ku u pyet për Baillyn kontrata e të cilit skadon në vitin 2022.

Mbrojtësi ka bërë përshtypje të mira, por ka pasur shumë dëmtime që kur u bashkua me klubin për 30 milion funte nga Villarreal në vitin 2016.

“Ne kemi filluar të flasim. Eric po qëndron në formë më gjatë dhe unë jam shumë i lumtur me të”.

“Stili i tij i lojës e ka bërë atë të humbasë shumë ndeshje. 100 ndeshje nuk janë të mjaftueshme për periudhën që ai ka qenë këtu”, ka thënë trajneri.  /Telegrafi/