Menaxheri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ndjen se skuadra e tij është gjashtë nënshkrime më pak se ku duhet të jetë.
Sipas mediumit The Times, Solskjaer ka informuar bordin e Unitedit se i duhen gjashtë lojtarë të rinj për të kthyer anijen që po fundoset në Old Trafford.
Solskjaer e ka në vëmendje një mbrojtës të krahut, dy mesfushorë qendrorë, një numër 10, një anësor sulmi dhe një sulmues për të udhëhequr vijën e tij të parë.
Raporti i këtij mediumi shton se bordi i Unitedit është zotuar të mbështesë Solskjaerin dhe do t’i japë atij paratë e kërkuara për të zgjidhur gjërat këtë sezon.
Problemi më i madh i Unitedit këtë janar është se ata janë përpjekur të nënshkruajë lojtarët për një çmim të drejtë.
Lëvizja e Djajve të Kuqë për Bruno Fernandes duket se u rrëzua për këtë arsye, me çmimin e kërkuar nga Sporting Lisbona që dështoi një marrëveshje.
Unitedi dëshironte të paguante jo më shumë se 50 milionë funte për portugezin, ndërsa Sportingu kërkonte një tarifë afër 70 milionë funtesh. /Telegrafi/