Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, thotë se skuadra e tij e nisi keq sfidën ndaj Barcelonës, por u konsolidua në vazhdim të lojës.
Djajtë e Kuq pësuan me rezultat 1-0 në Old Trafford, prandaj duhet të fitojnë në Camp Nou për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Pozitivet dhe negativet. E nisëm keq dhe paksa me emocione. Pas golit të tyre, u qetësuam dhe luajtëm mirë”.
“Kemi paraqitje shumë të mira individuale në mesfushë. Në raste të caktuara dukej si një ekip i duhur i Unitedit, tifozët ishin pas nesh, ne sulmuam në krahë dhe me harkime brenda zonës”.
“(Goli i tyre) ishte një goditje, por më pas luajtëm mirë. Jemi akoma në lojë”, ka deklaruar Solskjaer për BT Sport. /Telegrafi/