Telegrafi

Solskjaer insiston që Pogba do të mbetet te Unitedi

Menaxheri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjar pret që Paul Pogba të qëndrojë në klub edhe pas afatit kalimtar të verës.

Francezi, i cili ka luajtur vetëm shtatë ndeshje në Ligën Premier këtë sezon, vazhdon të lidhet me Juventusin dhe Real Madridin.

Megjithatë, e ardhmja e tij është ende e paqartë dhe Pogba mund të mbetet në Old Trafford edhe pas verës.

Lexo po ashtu Agjenti Raiola: Pogba nuk është pronë, aq më pak e Solskjaerit

Duke folur pas fitores 5-0 ndaj LASK-ut në Ligën e Evropës, Solskjaer ishte i qartë kur foli për të ardhmen e mesfushorit.

“Paul është lojtari ynë. Ai ka dy vjet që ka lënë kontratën e tij, një vit plus opsionin e një tjetri”, ka thënë fillimisht Solskjaer për The Telegraph.

“Pres që Paul të jetë këtu edhe në sezonin e ardhshëm”, përfundoi trajneri norvegjez. /Telegrafi/