Telegrafi

Solskjaer flet për ndikimin e Fernandesit, e vlerëson lartë karakterin e portugezit

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se Bruno Fernandes tashmë e ka ngritur gjendjen shpirtërore në Old Trafford pas debutimit të së shtunës ndaj Wolverhampton Wanderers.

Unitedi nuk arriti më shumë se një barazim 0-0 në Old Trafford ndaj Wolves.

Transferimi i ri, Fernandes luajti për 90 minuta të plota në këtë takim në një lojë me pak shanse, por ai ishte përfshirë shumë në pjesën e parë.

Lexo po ashtu Unitedi vazhdon pa fitore, ndalet në Old Trafford nga Wolves

Paraqitjet e mesfushorit portugez e ka lavdëruar edhe trajneri Solskjaer, i cili ka besim të madh tek ai dhe ndikimi i tij i menjëhershëm.

“Bruno Fernandes do të bëhet një futbollist i madh”, ka thënë fillimisht Solskjaer për BBC Sport.

Fernandes gjatë debutimit të tij ndaj Wolves (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

“Jepini atij kohë dhe ai do të bëhet një shtesë shumë e mirë për ne. E vendosëm atë më thellë për ta luajtur më shumë me top dhe mendova se ai dhe Fred bënë shumë mirë”.

“Sjellja e tij, buzëqeshja, gjithçka në lidhje me të është një inkurajim për të gjithë ne”.

Lexo po ashtu Man Utd 0-0 Wolves, notat e lojtarëve

“Ai është një djalë i sjellshëm, një profesionist i madh dhe ai është një fitues”.

“Sot ne pamë vështrime të karakterit të tij dhe do të shohim gjithnjë e më shumë”, përfundoi norvegjezi. /Telegrafi/