Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se Bruno Fernandes tashmë e ka ngritur gjendjen shpirtërore në Old Trafford pas debutimit të së shtunës ndaj Wolverhampton Wanderers.
Unitedi nuk arriti më shumë se një barazim 0-0 në Old Trafford ndaj Wolves.
Transferimi i ri, Fernandes luajti për 90 minuta të plota në këtë takim në një lojë me pak shanse, por ai ishte përfshirë shumë në pjesën e parë.
Paraqitjet e mesfushorit portugez e ka lavdëruar edhe trajneri Solskjaer, i cili ka besim të madh tek ai dhe ndikimi i tij i menjëhershëm.
“Bruno Fernandes do të bëhet një futbollist i madh”, ka thënë fillimisht Solskjaer për BBC Sport.
“Jepini atij kohë dhe ai do të bëhet një shtesë shumë e mirë për ne. E vendosëm atë më thellë për ta luajtur më shumë me top dhe mendova se ai dhe Fred bënë shumë mirë”.
“Sjellja e tij, buzëqeshja, gjithçka në lidhje me të është një inkurajim për të gjithë ne”.
“Ai është një djalë i sjellshëm, një profesionist i madh dhe ai është një fitues”.
“Sot ne pamë vështrime të karakterit të tij dhe do të shohim gjithnjë e më shumë”, përfundoi norvegjezi. /Telegrafi/