Telegrafi

Solskjaer: Fitorja me rikthim ndaj Southamptonit, si në kohët e vjetra

Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Ole Gunnar Solskjaer e krahasoi fitoren dramatike 3-2 të Manchester Unitedit ndaj Southamptonut të shtunën me “kohët e vjetra” të fitoreve të Djajve të Kuq.

Unitedi ishte në disavantazh në Old Trafford pas një goli të shënuar nga Yan Valery në pjesën e parë.

Ata arritën të kthejnë rezultatin në 2-1 me golat e Andreas Pereira dhe Romelu Lukaku, ndërsa u barazuan nga goditje e dënimit me golin e James Ward-Prowse.

Lexo po ashtu Unitedi fiton dramën në Old Trafford ndaj Southamptonit

Megjithatë, Lukaku shënoi një tjetër gol në minutën e 88-të për të siguruar tre pikët që i ngrenë ata në vendin e katërt në Ligën Premier, para Arsenalit.

Festa e lojtarëve të Unitedit pas golit të fitores (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Dhe Solskjaer, i cili shënoi golin e fitores në finalen e Ligës së Kampioneve të vitit 1999, ndjen se kishte një element të nostalgjisë për triumfin e Unitedin ndaj Southamptonit.

“Mënyra e kësaj fitore është si në kohët e vjetra. Unë kam qenë pjesë e saj shumë herë”.

Lexo po ashtu Solskjaer po bëhet gati për sezonin e ri me Unitedin

“Jam shumë i kënaqur me djemtë – ata arritën të marrin tre pikët nga kjo ndeshje”, ka thënë Solskjaer.

Ndryshe, Unitedi në drejtimin e trajnerit norvegjez po tregon krejtësisht tjetër fytyrë pasi ka shënuar 12 fitore nga 14 ndeshje. /Telegrafi/