Site icon Telegrafi

Solskjaer: Dita më e errët si trajner i Manchester United

Mund t’i dalë për shumë kohë në ëndërr një poshtërim i tillë nga rivalët e përjetshëm në derbin e Anglisë.

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, e pranon që është momenti më i vështirë në stolin e “Djajve të Kuq” pas humbjes 5-0 ndaj Liverpoolit.

“Nuk është e lehtë të thuash diçka, përveç se është dita më e errët që kam pasur duke udhëhequr këta lojtarë. Nuk ishim mjaftueshëm të mirë individualisht dhe si ekip, nuk duhet t’ia lejosh ato mundësi një skuadre si Liverpooli, por fatkeqësisht ne e bëmë. E gjithë performanca nuk ishte e mirë. Ata patën raste dhe ishin shumë të saktë. Goli i tretë vendosi ndeshjen”, ka thënë trajneri norvegjez.

Lexo po ashtu Pesë gola, ndeshje e çmendur dhe lëndimet e lojtarëve - Klopp i analizon detajet e fitore së Liverpoolit në Old Trafford

“Përgjegjësia? Është imja. Stafi stërvitor është shumë, shumë i mirë. Jam unë ai që zgjedh mënyrën se si duhet t’i qasemi ndeshjes. U dhamë shumë hapësira dhe kur u jepni lojtarëve të mirë hapësirë ​​ata shënojnë”.

“Sezonin e kaluar humbëm ndaj Spurs 6-1, por kjo është më keq, shumë më keq për mua, si një djalë i Mançesterit. Duhet ta kapërcejmë këtë moment sa më shpejt që të mundemi”, ka shtuar më tej Solskjaer.

Lexo po ashtu Ronaldon e 'lëshuan' nervat: Shqelmoi lojtarin e Liverpoolit derisa qëndronte në tokë

Pas javës së nëntë, Liverpooli është në vendin e dytë me 21 pikë, një më pak se lideri Chelsea, ndërsa Manchester Unitedi është në të shtatin me 14 sosh.

Në xhiron e dhjetë, The Reds do të takohen me Brightonin, ndërsa Djajtë e Kuq do të kenë punë me Tottenhamin. /Telegrafi/

Exit mobile version