Wilfried Zaha vite më parë llogaritej si njëri nga futbollistët më tëtalentuar në Angli.
Manchester United vendosi të shpenzojë 12 milionë euro për ta transferuar në vitin 2012.
Por aventura e Zaha në Old Traford nuk ishte aq e mirë dhe lojtari u largua në vitin 2015 për vetëm tre milionë euro në drejtim të Cryatal Palace.
26-vjeçari ka shkëlqyer në vitet e fundit me skuadrën londineze dhe ka rritur vlerën e tij.
Tetë golat dhe shtatë asistimet këtë edicion kanë bërë trajnerin Ole Gunnar Solskjaer që ta kërkojë sulmuesin nga Bregu i Fildishtë.
Mirror ka raportuar se Djajtë e Kuq janë gati të shpenzojnë rreth 45 milionë euro për rikthimin e Zahas në Old Traford.
Interesim për Zahan ka shfaqur edhe Chelsea dhe Tottenham, por sulmuesi është shprehur i hapur për tu rikthyer tek United. /Telegrafi/