Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë se ai llogarit shumë në shërbimet e Romelu Lukakut.
Ish-sulmuesi i Evertonit ka luajtur vetëm 74 minuta prej se Solskjaer ka marrë në drejtim skuadrën e Unitdit.
Por, tekniku norvegjez thotë se e ka pjesë të planit të tij belgun e rrezikshëm para portës.
“Ai mbetet pjesë e madhe e skuadrës”.
“Unë kam qenë një prej katër sulmuesve kur ne luajtë me dy. Tash kemi gjashtë sulmues kur luajmë me tri”.
Looking for a seventh straight W! #MUFC pic.twitter.com/t0hYhDBnWD
— Manchester United (@ManUtd) January 19, 2019
“Ka mjaft ndeshje. Çështja është të shfrytëzohen rastet sa herë vijnë ato”.
“Askush nuk po shënon sikur Romelu në stërvitje”, u shpreh Solskjaer për mediat angleze.
Manchester United zhvillon sot duelin ndaj Brightonit në shtëpi /Telegrafi/