Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer është i etur për të konkurruar për nënshkrimin e sulmuesit anësor të Lille, Nicolas Pepe.
Sipas mediumit London Evening Standard, trajneri norvegjez dëshiron të shtojë mundësitë e tij në sulm dhe Pepe i Lille është shikuar nga skautët e Unitedit.
Pepe ka qenë i lidhur shumë me rivalët e Ligës Premier, Liverpoolin dhe Arsenalin tashmë këtë verë.
Futbollisti 24-vjeçar shënoi 23 gola dhe 12 asistime në 41 ndeshje në të gjitha garat në 2018-19, duke ndihmuar Lillen të përfundoi i dyti në në Ligue 1.
Ylli nga Bregu i Fildishtë pritet gjerësisht të largohet nga Ligue 1 këtë verë, me ekipin francez që kërkon rreth 70 milionë euro për lojtarin.
Paraqitjet e mira të Pepe me Lille gjatë sezoneve të fundit kanë bërë që lojtari të lidhet edhe me Bayern Munichun, që e shohin si pasues të Franck Ribery dhe Arjen Robben. /Telegrafi/