Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Solomon Pasi ka deklaruar se dëshiron që sa më shpejtë të merr fund çështja e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.
Sipas tij, kryeministrat Zaev dhe Tsipras kanë kimi mirë, dhe se kjo mund të transformohet në një marrëveshje dypalëshe.
Pasi nuk sheh pengesa objektive që do ta pengonin një marrëveshje të mundshme, duke shtuar se shtyrja e çështjes do të imponojë zgjidhje më të keqe.
Ish-ministri bullgar përfundoi se Sofja e mbështet Maqedoninë dhe se kryesimi bullgar i BE-së duhet të shfrytëzohet në maksimum./Telegrafi/