Telegrafi

Solidarizohen nga Australia në Amerikë: Qytetet kryesore të botës ndriçohen me ngjyra të flamurit turk (Foto/Video)

Pas sulmeve terroriste të kryera në aeroportin Ataturk në Stamboll, monumentet nga Evropa e deri tek Australia janë “veshur” me ngjyra të flamurit të Turqisë në shenjë solidarizimi me popullin turk.

Qyteti i Nju Jork ka fikur dritat, në shenjë respekti për 42 viktimat e sulmit terrorist në aeroportin e Stambollit, transmeton Telegrafi.

Derisa në zemër të kryeqytetit gjerman, porta e famshme e Berlinit, Brandenburg ishte ndriçuar me ngjyra të flamurit turk.

Por edhe kulla e famshme e Parisit, ishte “veshur” me ngjyra e flamurit turk si shenjë solidariteti për viktimat dhe 239 të plagosurit. /Telegrafi/