Site icon Telegrafi

Solariumi shkakton vartësi

Kjo nuk është befasi thonë ekspertët, pasi që solariumi shkakton vartësi.

Një numër i madh i femrave, por kohëve të fundit edhe meshkujve, vendosin për nxirjen e lëkurës me anë të solariumit, edhe pse ekspertët shumë herë kanë thënë që të mos ndodhë kjo, ndërsa e reja më e fundit është se solariumi shkakton vartësi nëse shfrytëzohet shpesh.

Sipas shkencëtarëve, rrezitja në solarium shkakton sjellje të ngjashme të vartësisë sikurse ajo tek alkoolikët dhe narkomanët. Personat të cilët rregullisht shkojnë në solarium, kanë nevojë për psikolog që të shmangin këtë vartësi. /Telegrafi/

Exit mobile version