Telegrafi

Solariumi rrit rrezikun e kancerit për 75%

Agjencia ndërkombëtare për hulumtim të kancerit ka publikuar se rrezatimi infra i kuq është shumë më i rrezikshëm se që është menduar më parë. Rezultatet e hulumtimit të cilat janë publikuar tregojnë se solariumi është më i rrezikshëm për fëmijët dhe të rinjtë.

“Rreziku për melanomën e lëkurën rritet për 75% kur shfrytëzimi i pajisjeve për nxirjen e lëkurës fillon para moshës 30-vjeçare”, bëjnë të ditur hulumtuesit e agjencisë së mësipërme.

Po ashtu, shkencëtarët kanë gjetur një nivel të rritur të lidhshmërisë së ekspozimit në rrezatim ultravjollcë dhe kancerit në sy. Sipas shkencëtarëve, solariumi duhet të definohet si ‘kancerogjen për njerëzit’.