Telegrafi

Solarit nuk i pengon që Bernabeu ishte i zbrazët: Real Madridi ka miliona adhurues në botë

Santiago Solari nuk është shprehur fare i shqetësuar me faktin se gjysma e stadiumit të Santiago Bernabeu ishte i mbushur.

Mbrojtësi i Real Madridit ka shënuar golin e 100-të, por kapiteni Sergio Ramos u gëzua vetëm para 44 mijë adhuruesve në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit.

Solari, ekipi i të cilit u mpsoht nga Sociedadi në La Liga, thotë se nuk e ka fare problem faktin se stadiumi ishte gjysmë i mbushur sepse thotë se Reali ka adhurues gjithandej nëpër botë.

“Real Madridi ka qindra mijëra adhurues në mbarë botën në të gjitha vendet”.

“Jo të gjithë mund të shkojnë në Bernabeu. Real Madridi është brend global i futbollit. Gjithmonë ka njerëz që shikojnë. Ne gjithmonë ndihemi të enkurajuar”.

“Unë e ripërsëris: ka qindra miliona adhurues të Real Madridit në botë. Ne gjithmonë ndihemi të shoqëruar nga dikush”, u shpreh Solari.

Reali kishte disa mungesa ndaj Leganesit në fitoren e thellë prej 3-0, por tashmë ka përparësinë e madhe para ndeshjes kthyese. /Telegrafi/