Telegrafi

Solari: Vinicius ka talent dhe për Iscon unë vendosi nëse do të luaj

Santiago Hernan Solari foli para ndeshjes së dytë të Copa del Rey kundër Leganesit.

Trajneri argjentinas ka dhënë një intervistë para sfidës së kthyese të ditës së nesërme, ku të parën e kishin fituar madrilenët me rezultat 3-0 në Santiago Bernabeu.

Strategu u pyet rreth gjendjes aktuale të Iscos si dhe lojtarit të ri, 18-vjeçarit brazilian, Vinicius Junior.

Vinicius Junior në ndeshjen kundër Real Sociedadit (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

“Ne kemi një skuadër të mrekullueshme dhe unë duhet të zgjedh se cili lojtar do përfshihet në çdo lojë”, tha Solari kur u pyet nëse do të luajë mesfushori spanjoll.

Sa i përket sulmuesit, Santiagoi deklaroi se Viniciusi ka plot talent dhe ka nevojë që më shumë të paraqitet në fushën e blertë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Real Madridit

“Ai ka shumë talent dhe talentin duhet ta dëshmojë në ndeshjet para shikuesve tonë si dhe si mysafirë. Vinicios ka shumë merita, por ne duhet të kujdesemi për shkak se ka 18 vjet dhe pesha e konkurrencës gjithmonë bie mbi lojtarët më me përvojë”, tha ai.

Ndryshe, ndeshja mes Leagnesit dhe Los Blancos do të zhvillohet në stadiumin “Municipal de Butarque” dhe pritet të startojë rreth orës 21:30. /Telegrafi/