Telegrafi

Solari: Suksesi i Hazardit do të matet me gola

Hazard gjatë prezantimit (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Snatiago Solari është rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave me deklaratën për Real Madridin dhe humbjen e thellë që pësuan ndaj Atletico Madridit.

Trajneri argjentinas në një intervistë për ESPN, ka folur edhe për transferimin e Eden Hazardit në Santiago Bernabeu dhe se si mund të përshtatet te madrilenët.

“Suksesi i Hazardit do të matet në gola, ai është një nga ata lojtarë që mund ta bëjnë ekipin të luajë rreth tij, problemi është se ai vjen për të mbushur boshllëkun e lënë nga Cristiano Ronaldo një vit më parë”, ka thënë Solari.

“Real Madridi është duke ndërtuar një skuadër të re dhe nuk mendoj se humbja 7-3 ndaj Atletico Madridit e tregon realitetin. Do të shohim në fillim të sezonit se cilat do të jenë të rezultatet. Unë kam besim se ata mund të bëjnë gjëra të mëdha”, ka shtuar më tej argjentinasi.

Lexo po ashtu Zidane nën presion: Pesë gabime që i atribuohen trajnerit në paraqitjet e dobëta para-sezonale

Skuadra spanjolle deri më tani ka kompletuar pesë transferime mbi 300 milionë euro, mirëpo Zidane po i kërkon edhe disa të tjerë, pasi ka frikë se mund të dështojnë.

Madrilenët po e kërkojnë transferimin e Paul Pogbas nga Manchester Unitedi, derisa po tentojnë ta sigurojnë edhe Kylian Mbappen për verën e ardhshme. /Telegrafi/