Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, ka refuzuar që të përgjigjet në pyetjet për Iscon.
Tensionet mes teknikut dhe lojtarit u shpërfaqën në humbjen ndaj Eibarit.
Isco u la në stol ndaj Romës pasi refuzoi që të shtrëngonte duart me trajnerin pasi u largua nga loja.
Vet Solari e konsideron këtë temë të mbyllur.
“Konsideroj se kjo temë është e mbyllur dhe se nuk mund të jem në dijeni me spekulimet tuaja”.
“Skuadra është e përbërë nga 24 profesionistë, që të gjithë po punojnë”.
“Unë bëj atë që është më e mira për të gjithë, ne jemi të gjithë të rëndësishëm sepse jemi të gjithë Real Madridi”, deklaroi Solari.
Real Madridi e pret Valencian sonte mbrëma në Santiago Bernabeu.
/Telegrafi/