Telegrafi

Solari refuzon të dorëzohet në luftën për titull

Santiago Solari ka deklaruar se asgjë nuk është e pamundur për ekipin e tij sa i përket luftës për titull.

Real Madridi ka mposhtur Sevillan në duelin kryesor të kësaj jave në La Liga.

Me fitoren prej 2-0 në Santiago Bernabeu, Reali kaloi në vendin e tretë duke e lënë prapa Sevillan dhe tekniku Solari ka refuzuar që të dorëzohët në luftën për titull.

“Ne po luftojmë në tri gara si gjithmonë. Për Real Madridin, asgjë nuk është e pamundur”.

“Gjithmonë kënaqem duke luajtur futboll dhe në garë, është pasioni jonë dhe ne e duam përkundër faktit se janë kohë të vështira ndonjëherë”, potencoi Solari.

Sevilla kishte rastet më të mira në pjesën e parë të takimit në Bernabeu.

Por, Real Madridi ishte larg ekipi më i mrië në pjesën e dytë, duke arritur që të shënojë dy gola në 10 minutat e fundit të takimit. /Telegrafi/