Gareth Bale, Luka Modric, Toni Kroos dhe Isco do të pushojnë në ndeshjen e parë të Santiago Solarit si trajner i ekipit të parë të Real Madridit.
Ndeshja e parë që prej shkarkimit të Lopeteguit zhvillohet ndaj skuadrës së ekipit të ligës së tretë, Melilla.
Katërshja kyçe e ekipit do të pushojnë pas demolimit të pësuar nga Barcelona.
Ndërkaq, ng ekipi B ku edhe ishte trajner Solari deri tani, ai ka ftuar lojtarët Adrian de la Fuente, Javi Sanchez dhe Cristo Gonzalez.
📋 Here's the 19-man squad Solari has called up for our Copa del Rey opener against Melilla tonight! #RMCopa pic.twitter.com/eg42K4jcOC
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) October 31, 2018
Dani Carvajal (ije), Raphael Varane (ije), Marcelo (ije) dhe Jesus Vallejo (kofshë) e Mariano (kofshë) do të mungojnë për shkak të lëndimit.
Solari është emëruar si trajner i përkohshëm, pasi u shkarkua Julen Lopetegui.
Real Madridi pësoi humbje nga Barcelona me rezultat 5-1 të dielën. /Telegrafi/