Telegrafi

Solari i lumtur me fitoren ndaj Valladolidit

Santiago Solari (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, është shprehur i lumtur me fitoren 1-4 ndaj Real Valladolidit në La Liga.

Tekniku argjentinas ka thënë se lojtarët kanë reaguar në mënyrën më të mundshme pas eliminimin nga Ajaxi dhe për këtë ai është i lumtur.

“Është një javë e vështirë për të gjithë dhe në 25 minuat e parë hasëm në vështirësi”.

Santiago Solari gjatë ndeshjes Real Valladolid- Real Madrid (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Lojtarët kanë treguar se mund ta kalojnë, kjo tregon shpirtin dhe profesionalizimin”.

“Të vish në një stadium të vështirë, ndaj një skuadre që po lufton të shpëtojë nga rënia dhe duke ditur situatën tonë me lëndime, jam i mbushur me krenari dhe kënaqësi”, ka thënë Solari.

Lexo po ashtu Befason La Liga, askush në dhomën e VAR-it në ndeshjen Valladolid-Real?

Aktualisht Los Blancos renditen në vendin e tretë në La Liga me 51 pikë, pesë më pak se Atletico Madridi në pozitën e dytë dhe gjashtë më shumë se Getafe në vendin e katër.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Solarit është ndaj Celta Vigos. /Telegrafi/