Telegrafi

Solari lëvdon Marcelon teksa spekulimet për largim vazhdojnë

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, ka lëvduar dashurinë e Marcelos për klubin përkundër faktit se ai ka humbur pozicionin e startuesit.

Marcelo që ka qëndruar te Reali nga viti 2007 prej se erdhi nga Fluminense, nuk ka startaur një ndeshje që prej humbjes 2-0 ndaj Sociedadit.

Ai e ka humbur vendin nga i riu Reguilon, i cili ka shfaqur paraqitje mbreslënëse.

“Dashuria e tij për klubin dhe përkushtimi për klubin e kënaqësia në stërvitje janë pa asnjë dyshim e sjellja e tij është e pazëvëndësueshme. Të gjitha këto gjëra duhet të lëvdohen”.

“Është gjithmonë vështirë të zgjedh lojtarët e duhur për një ndeshje”, deklaroi Solari.

Real Madridi luan ndaj Gironas në ndeshjen e ardhshme të vlefshme për Kupën e Mbretit. /Telegrafi/