Real Madridi ka marrë një fitore tejet të vlefshme në Santiago Bernabeu 2-0 përballë Valladolid.
Kampionët në fuqi të Evropës kanë vuajtur për të ardhur deri tek tri pikët pasi kundërshtarët e tyre kanë luajtur jashtëzakonisht mirë.
Golat Los Blancos i shënuan në 10 minutat e fundit të ndeshjes me Vinicis JR dhe Sergio Ramosin nga penalltia.
E për këtë fitore të vështirë ka folur edhe trajneri i ri i Realit, Santiago Solari.
“Kishim shumë nevojë të fitonim, por nuk del nga situata të vështira me fitore të lehta, edhe pse kjo ishte një ndeshje e luftuar ndaj një kundërshtari të vështirë”, tha Solari.
“Ishte një ndeshje serioze, në të cilën ishim strikt dhe luftuam deri në fund. Do më pëlqente të fitonim 7-0, por futbolli nuk është i lehtë”.
“Ka momente të mira kur luajnë dhe çdo gjë shkon mirë, ndërkaq a edhe momente të vështira ku duhet të kesh një shpirt konkurrues dhe seriozitet”, deklaroi pas ndeshjes Solari.
Pas 11 javëve në kampionat, Real Madridi është ngjitur në pozitën e gjashtë në tabelë me 17 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/