Trajnerit i Real Madridit, Santiago Solari, u shpreh i lumtur me paraqitjen e skuadrës në fitoren 2-0 ndaj Valencias.
Tekniku spanjoll inkuadroi Iscon dhjetë minuta nga fundi, por ai tekniku argjentinas tha se është i kënaqur me të gjithë në skuadër.
“I kam thënë atij të jetë vendimtar kur kemi topin, jam i kënaqur me atë dhe të tjerët”, ka thënë Solari.
“Marcos Llorente? Ai është fantastik, kështu luhet ndaj skuadrave të forta dhe kompakte. Skuadrat e mëdha luajnë në shumë gara, shumë ndeshje dhe kështu është e rëndësishme që çdo lojtar të jetë mirë, i lumtur dhe i gatshëm”.
“Karim (Benzema) luajti jashtëzakonisht mirë, Llorente, Lucas (Vazquez), (Thibaut) Courtois, mbrojtësit qendror, anësorët, ishte një ndeshje e kompletuar nga të gjithë”, ka shtuar Solari.
Aktualisht Real Madridi në La Liga renditet në vendin e pestë me 23 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është kundër Huescas. /Telegrafi/