Telegrafi

Solari: Jam i kënaqur me Iscon

Santiago Solari është shprehur i kënaqur me Iscon pasi ai startoi në ndeshjen e Kupës ndaj Melillas.

Organizatori spanjoll ishte konfirmuar në stol që prej se Solari mori klubin mbretëror në drejtim.

Madje, u spekulua për prishje të marrëdhënieve mes dyshes, por tash si duket gjithçka është në rregull mes tyre.

“Jam shumë i lumtur për Iscon, më erdhi keq që ai humbi një rast në pjesën e parë, do të ishte një gol i mrekullueshëm”.

“Jam shumë i kënaqur me Asension dhe dy golat e tij, e po ashtu edhe me Viniciusin që shënoi një gol tjetër”, u shpreh Solari.

Real Madridi mposhti Melillan me rezultat 6-1.

Ndërkaq, aventura vazhdon për një tjetër Kupë mesjavën e ardhshmë kur pritet skuadra e CKSA Moskës e cila kërkon fitore në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/