Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, ka folur pas ndeshjes me Romën që e fituan me rezultat 2-0.
Ai kishte marr vendim që ta lërë jashtë skuadrës, yllin spanjoll Isco.
“Ka vendime specifike për momente të veçanta”.
“Ne jemi këtu për të marrë vendime dhe ato janë pothuajse gjithmonë sportive përveç në raste të rralla, por kjo nuk vlen”.
“Ne jemi këtu për të dhënë gjithçka, kush fillon dhe kush është në stol është një problem fiktiv që nuk ekziston”, deklaroi ai në konferencë për Iscon.
Marcos Llorente e filloi ndeshje dhe performanca e tij në kryeqytetin italian ishte mbresëlënëse.
“Ky ishte një vendim dhe ne jemi këtu për të marrë vendime”.
“Ndonjëherë kemi të drejtë dhe ndonjëherë bëjmë gabime, është e lehtë t’i shohësh gjëra pas ndeshjes”.
“Jam shumë i lumtur me performancën e Llorente , ai është shumë i disiplinuar dhe ka punuar shumë”.
“Jemi të gjithë të lumtur për të.”
Trajneri iu kthye ndeshjes që u fitua vetëm në pjesën e dytë.
“Unë do të thosha se preferova seriozitetin në pjesën e parë, ndërsa në të dytën arritën të shënonim”.
“Ndeshjet janë 90 minuta të gjata për një arsye. Ndonjëherë duhet të jeni të duruar siç ishim ne sonte”.
“Paraqitja e Lucas Vazquez nuk ishte befasi. Ai është një punëtor në krahë dhe sonte ai shënoi. Ai bëri një punë spektakolare në mbrojtje”, ka thënë Solari. /Telegrafi/