Site icon Telegrafi

Solange Knowles, mes femrave të veshura më bukur

Bukuroshja amerikane me stil unik, Solange Knowles, me rastin e paraqitjes së saj në mbrëmjen gala të “American Ballet Theatre” u paraqit me një fustan me lule të dizajnuar nga “Dolce & Gabbana” si dhe stoli ari nga Mary Janes.

Solange Knowles, 25 vjeçe, e njohur thjesht si Solange, ka ditur t’i shfrytëzojë mirë të gjitha virtytet që Zoti i ka falur. Mes talenteve të saj të shumta, kantautore, balerinë, modele, DJ, është edhe ajo e të veshurit bukur e me gusto, aq sa u cilësua nga “Vogue Usa” mes femrave të veshura më bukur për vitin 2011. Në çdo sfilatë ku merr pjesë, asnjëherë nuk kalon pa u vënë re.

Këngëtarja Solange është motra e yllit të suksesshëm në të gjithë botën, Beyonce. /Telegrafi/ 

Exit mobile version