Telegrafi

Solana: Sa më parë të gjendet zgjidhja e pranueshme

"Ne vazhdojmë t’u bëjmë apel palëve të lëshojnë pe nga pozicionet e tyre fillestare, që në fund të fundit të arrihet deri tek zgjidhja e pajtueshme", ka deklaruar Solana para samitit të sotëm Rusi-BE që mbahet në Portugali.

Ai ka thënë që BE-ja në çdo mënyrë mbështet përpjekjet e treshes ndërmjetësuese, “e cila deri më sot është përpjekur me sukses që t’i nxis palët në kërkimin e zgjidhjes".

Në pyetjen se a mendon që zgjidhja mund të gjendet deri në fund të këtij viti, Solana është përgjigjur – "besojmë që do gjendet sa më parë, sepse edhe në BE e Rusi e kuptojnë që, situata e tanishme është thjesht e papranueshme".