Telegrafi

Solana: Nuk ka lidhshmëri në mes statusit të Kosovës dhe integrimit të Serbisë

"Besoj që diskutimi i sotëm ka qenë një bazë e mirë për rrugë të mëtutjeshme, si për çështjen e zgjidhjes së statusit të Kosovës po ashtu edhe për çështjen e afrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian", ka deklaruar dje Solana për gazetarët serbë në Bruksel, në fund të takimit të shefave të shteteve apo qeverive të BE-së.

"Këto dy qëllime nuk duhet shikuar nëpërmes prizmës së lidhjes apo dëmshpërblimit, por si dy dimensione të politikës së gjithmbarshme të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, në të cilat duhet të punohet në mënyrë energjike", ka theksuar ai.

Solana ka thënë që Këshilli i Evropës ka dërguar porosi të qartë mbi “nevojën që të ecet përpara drejt gjetjes së zgjidhjes për Kosovën".

“Duke theksuar gatishmërinë e BE-së për t’i ndihmuar Kosovës në misionin e rëndësishëm të gjyqësisë dhe policisë, Këshilli i Evropës ka theksuar vendosjen e vet për të luajtur një rol të rëndësishëm në Kosovë në të ardhmen", ka deklaruar përfaqësuesi i lartë i BE-së.

"Angazhimi politik, ekonomik dhe operativ i BE-së mbetet vendimtar për qëndrueshmëri reale të zgjidhjes së statusit", ka thënë Solana.