Site icon Telegrafi

Solana mbështet korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Ish sekretari i NATO-së, i cili udhëhiqi bombardimet e NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999, Javier Solana, në një Editorial për “Project Syndicate” ka theksuar se tani është një momentum shumë i rëndësishëm në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimorë.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Solana ka shkruar se në vitin 2011, BE-ja filloi një dialog mes Serbisë dhe Kosovës, i cili, që atëherë ka prodhuar përfitime të konsiderueshme në aspektin e lirisë së lëvizjes, tregtisë, mundësive ekonomike, sigurisë, drejtësisë, lidhjes dhe shumë të tjera.

Solana ka shkruar se nuk i takon BE-së që të përcaktojë kushte, ato duhet të vijnë nga vet liderët. Ndërkohë, Kosovë edhe në Serbi, liderët që po udhëheqin dialogun, tashmë janë pajtuar korrigjimin e kufijve.

“Natyrisht, nuk është e drejtë e BE-së të diktojë kushtet e zgjidhjes së konfliktit dhe është e qartë se pronësia lokale do të jetë çelësi për çdo marrëveshje që mund të dalë nga procesi”, ka shkruar ai.

Ai ka shkruar se duke punuar me Mogerinin, presidentët Aleksandër Vuçiq i Serbisë dhe Hashim Thaçi i Kosovës kanë përshpejtuar negociatat e tyre gjatë muajve të fundit, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjore.

“Përkundër këtij normalizimi gradual të marrëdhënieve dypalëshe, polemika themelore në mes të dy vendeve mbetet e pazgjidhur. Të dyja palët janë shumë të vetëdijshme se “status-quo-ja nënkupton një kosto të lartë, duke penguar mundësinë e tyre për t’u anëtarësuar në BE dhe duke imponuar një barrë të paqëndrueshme ndaj ekonomive të tyre përkatëse”, ka shkruaj ai më tej.

Sipas Solanes, në këtë fazë të dialogut është thelbësore që të mbizotërojë kujdesi dhe moderimi.

“Vendosmëritë e Vuçiqit dhe Thaçit në masë të madhe do të varen nga gatishmëria e tyre për të formuluar një propozim real që përkon me vlerat themelore të BE-së. Të dy liderët kanë një mundësi për të përafruar pozicionet e tyre dhe për të matur mendjemprehtësinë politike të qeverisë greke dhe asaj maqedonase”, ka shtuar ai më tej./Telegrafi

Exit mobile version