Telegrafi

Solana: Marrëveshja e Prespës, shpresë për konfliktet tjera në rajon

Në një kolumnë publikuar në “Project Syndicate”, ish-përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Javier Solana, i adresohet referendumit për marrëveshjen e emrit dhe rëndësinë e kësaj marrëveshje për zgjidhjen e kontesteve tjera bilaterale.

Marrëveshja e Prespës, shkruan Solana, “ofron model të qëndrueshëm për zgjidhjen e kontesteve të vendeve tjera, sepse kjo marrëveshje shkrin qasje gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e konflikteve në bazë të premtimin të gjata ndarë bashkërisht”, duke shtuar shembullin e nenit 15 të marrëveshjes me Greqinë që ka të bëjë për bashkëpunimin në fushat e arsimit, kulturës dhe teknologjisë.

“Kjo marrëveshje e palëve me kontest shumëvjeçar është inspirim për një rajon që mbetet i ngjeshur me konteste rreth identiteteve etnike dhe kombëtare. Ballkani – dhe jo vetëm Ballkani – ka nevojë për një narrativ të ri në bazë të prioriteteve të popullit, pikërisht ajo që parashikon marrëveshja e Prespës”, thotë ish-shefi i diplomacisë evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Si shembuj Solana i cek kontestin midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë si dhe tensionet politike në Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Republika Serbskës.

Por, konsideron Javier Solana, nëse “java mirë mbaron”, gjegjësisht nëse pranohet marrëveshja nga qytetarët e Maqedonisë, do ta kthejë shpresën për rajonin.

“Nëse marrëveshje e Prespës tregon diçka, ajo është se asnjë konflikt nuk mund të zgjidhet kur kreativitet diplomatik dhe vullneti politik udhëhiqen frytshëm”, vlerëson Solana.

Për Solanën marrëveshja e Prespës, nëse kalon, do të thotë edhe kundërshtim i “kthimit global kundër shovinizmit”.

“Në kohën kur shumë vende duket se kanë për qëllim të ndërtojnë mure, do të ishte ironike dhe shumë mirë të shihet se Ballkani ndërton ura”, shkruan Solana.

Ai përshëndeti lidershipin dhe guximshmërinë e dy kryeministrave, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras dhe rikujton se që të dy ballafaqohen me sulme të fuqishme nga opozitat vendore./Telegrafi/