Telegrafi

Solana i kërkon Topit angazhim për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

“Mesi i dhjetorit na pret me data të rëndësishme lidhur me Kosovën. Është me rëndësi që të gjithë të angazhohen me qëllim që të arrihet deri të një zgjidhje për të cilën do të merreshin vesh të gjitha palët dhe që do të ishte e pranueshme për të gjithë”, ka thënë Solana.

Solana ka shtuar se në këtë çështje pret edhe një kontribut konstruktiv të Shqipërisë me qëllim që Ballkani të futet në një fazë të stabilitetit.

Ndërkaq, presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, u ka bërë thirrje liderëve kosovarë që sa më shpejtë të merren vesh për formimin e qeverisë së re dhe që të bashkëpunojnë ngushtë me BE-në dhe SHBA-në në “përputhjen e kujdesshme të programeve të tyre vepruese”.