Site icon Telegrafi

Sokrati e kishte parashikuar keqpërdorimin e demokracisë, kur hajnat dhe mashtruesit do ta marrin pushtetin

Gati 2 500 vjet më parë, filozofi i Greqisë Antike, Sokrati kishte parashikuar një situatë të ngjashme me atë të ditëve të sotme, kur demokracia keqpërdoret.

Sokrati ka thënë se në sistemet demokratike, të cilat nga shumëkush shihen si më idealet për qeverisje në një shtet, pushtetin do ta marrin hajnat dhe mashtruesit.

Po ashtu, sipas tij, kur kjo të ndodh, demorkacia do të pasohet me tirani më të keqë se ato të kohës së monarkive (mbretërive) dhe oligarkive (sundimi nga një grup i vogël i njerëzve), përcjell Telegrafi.

Lexojeni më poshtë mendimin e Sokratit për dështimin e demokracisë:

DEMOKRACIA DO TA PAGUAJ SHTRENJTË PËRGJIGJEN NË KËRKESAT E TË GJITHËVE

Demokracia do të pësojë/vuajë (dështojë) për shkak se ajo bën përpjekje për t’u shërbyer të gjithëve.

Të varfërit do të kërkojnë nga hisja e të pasurve.

E demokracia do t’ua jap atë.

Të rinjtë do të dëshirojnë të bëhen të respektuar si të vjetrit, gratë do të dëshirojnë të bëhen si meshkujt, të huajt do të kërkojnë të drejtat e vendasve/autoktonëve.

E demokracia do t’ua jap ato.

Hajnat dhe mashtruesit do të kërkojnë funksione të rëndësishme të shtetit.

E demokracioa do t’ua jap ato.

Dhe kur hajnat dhe mashtruesit ta marrin pushtetin, në mënyrë demokratike, për shkak se kriminelët dhe keqbërësit vuajnë për ta fituar pushtetin, do të pasojë një tirani edhe më e keqe se ajo e kohës së monarkive ose oligarkive.

Sokrati ka lindur në vitin 470 dhe ka vdekur më 399 para erës sonët.

Exit mobile version