Site icon Telegrafi

Sokom-MAP është shoqata e dytë për mbrojtjen e të drejtave të autorit

Media News concept

Sokom-MAP është shoqata e sapoformuar që do ti mbrojë të drejtat e autorëve të krijimtarisë muzikore në Maqedoni. Kjo shoqatë paraqet një lloj të konkurrencës për shoqatën e deritanishme. Ata do të veprojnë ndaras nga Shoqata për mbrojtjen e të drejtave autoriale, sepse siç thonë, me ta nuk kanë arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Ne jemi pozitiv dhe konstruktiv, edhe me shkrim edhe gojarisht i kemi ftuar në disa takime, nuk mund të them se takimet kanë kaluar në atmosferë pozitive, obstruksione ka, e dini nga raportet financiare se bëhet fjalë për mjete të majme vjetore, një pjesë e madhe e tyre nuk përfundojnë në xhepin e autorëve”, ka thënë për Alsat-M, Soni Petrovski, kryetari i Këshillit drejtues të Sokom-MAP.

Kjo shoqatë e ka fituar edhe lejen për punë nga Ministria e kulturës. Kanë përpiluar një propozim-tarifë dhe po grumbullojnë mendime nga shfrytëzuesit. Ata paralajmërojnë se tarifa e tyre do të jetë shumë më e lirë nga ajo ekzistuesja. Nga Sokom-MAP shpjegojnë se kanë liruar shfrytëzues të caktuar nga pagesa e kompensimit autorial.

“Bëhet fjalë për zejtarë që janë të regjistruar, Muze, Galeri të regjistruara, pushimore, shtëpi malore, autobusë dhe auto-taksi”, ka deklaruan Kokan Dimushevski, anëtar i shoqatës.

Kjo shoqatë ka 150 anëtarë. Qëllimi është të bisedohet hapur për të gjitha çështjet autoriale, ndërsa përvojat perëndimore do të jenë bazë për platformën e tyre.

Formimin e shoqatës së re e kanë mbështetur edhe nga Asociacioni i mediave të Maqedonisë që përbëhet nga 5 televizionet nacionale, Alsat M, Kanal 5, Alfa, Sitel, Telma./Telegrafi/

 

Exit mobile version