Telegrafi

Sokolit nuk i bën përshtypje deklarata e Batatinës: Patëm raste, por nuk i realizuam

Ferizaj është mposhtur në Podujevë nga Llapi 2-0 ndonëse krijoi shumë raste shënimi, por që nuk arriti të realizojë asnjëherë.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e vlerësoi këtë si fitore të madhe që erdhi pas një loje të mirë, por homologu i tij, Bylbyl Sokoli mendon pak më ndryshe.

Ai thotë se humbën për shkak të dy gabimeve që i bën futbollistët e tij.

“Ekipi ynë u angazhua mjaft, krijuam raste të mira shënimi, por nuk realizuam. Humbëm pas dy gabimeve tona”, theksoi Sokoli për Gazetasheshi.com.

Pavarësisht humbjes, Ferizaj mbetet në garë për t’iu shmangur barazhit. /Gazeta Sheshi/