Telegrafi

Sokoli: Vula me anësorët na eliminoi nga Kupa

Llapi – Gjilani ishte ndeshje tejet e ‘nxehtë’. Kjo sfidë u zhvillua në kuadër të ‘Digitalb’ Kupës së Kosovës derisa i takoi fazës çerekfinale.

Llapi fitoi me shifrat 4:0. Pas ndeshjes ka ‘shpërthyer’ në deklarata trajneri I Gjilanit, Bylbyl Sokoli, duke deklaruar se gjyqtari Kreshnik Vula, ishte tejet tendencioz. Në anën tjetër, Tahir Batatina (Llapi), ironizoi me Sokolin duke thënë se është ilaç për Bylbyl Sokolin.

‘Sovrani.info’ ka realizuar sot një intervistë me Sokolin, i cili rrëfehet edhe një herë për ndeshjen në fjalë.

Trajner si është gjendja në klub pas ndeshjes së djeshme në Kupë ndaj Llapit?

Sokoli: Gjendja është në rregull. Vazhdojmë me punë. Gjyqtarët Kreshnik Vula me anësorët Erduan Baliqi dhe Benon Këpuska, na kanë dëmtuar neve.

Keni dhënë një deklaratë jo shumë e zakonshme nga ana juaja, duke ‘shpërthyer’ ndaj gjyqtarëve?

Sokoli: Gjyqtari Kreshnik Vula dhe anësoret Erduan Baliqi dhe Benon Këpuska, kanë qenë regjisor të takimit. Këtë e kam thënë për hir të mbarëvajtjes së futbollit të Kosovës. Asgjë tjetër nuk kam menduar, por t’i hedhim në sipërfaqe një referim tendencioz sidomos në një ndeshje të çerekfinales së Kupës. Unë zakonisht nuk ankohem, por kërkoj gabimet gjithmonë tek ekipi ku jam. Ne duhet të flasim për referime tendencioze sepse po dëmtohet futbolli i Kosovës. Kreshnik Vula, Erduan Baliqi dhe Benon Këpuska ishin tendencioz. Lojtarët e të dyja ekipeve e kanë dhënë maksimumin. Nuk e kontestoj fitoren e Llapit, por ndarja e drejtësisë nuk ishte korrekte.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se është ilaç për Bylbyl Sokolin, si e komentoni këtë deklaratë?

Sokoli: Nuk dua t’i komentojnë ato deklarata.

Ishte një deklaratë paska ndryshe nga Batatina…

Sokoli: Nuk dua të komentojë asgjë.

Është thënë gjatë javës së disa futbollistë kanë dashur që të hyjnë në bojkot për shkak se klubi nuk ua ka dhënë paratë e kontratës?

Sokoli: Unë rreth kësaj mund të them se atmosfera është e mirë. Të gjithë jemi duke bërë përpjeke për të dal nga kjo situatë që na ndodhi në Kupë. Kryesia e klubit është në mbledhje të jashtëzakonshme për t’u shqyrtuar edhe komisionet që i delegojnë këta referët. Synimet janë që të normalizohet situata. Gjatë javës kryesia ka biseduar me lojtarë për t’u sqaruar detajet, por ne do të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës. Është obligimi jonë ta rikthejmë qetësinë në ekip.