Telegrafi

Sokoli tregon arsyen pse dha dorëheqje nga Prishtina: Do të operohem, kontrata është ndërprerë me bashkëpunim

Bylbyl Sokoli nuk do të jetë trajner i Prishtinës,pasi ka dhënë dorëheqje vetëm tri javë pasi mori drejtimin e klubit.

Tekniku kosovar e drejtoi klubin e Prishtinës në dy takime, ndaj Llapit ku pësoi humbje 0-1 dhe ndaj Trepçës ’89 në mesjavë ku triumfoi 0-1.

Sokoli ka thënë se në bashkëpunim me klubin është ndërprerë kontrata, ndërsa deri tek ky vendim erdhi pasi do të operohet në gju dhe pritet të mungoj më shumë se dy muaj.

Lexo po ashtu E papritur, Bylbyl Sokoli jep dorëheqje si trajner i Prishtinë

“Kam ofruar dorëheqje te drejtuesit e klubit për arsye shëndetësore. Më duhet të bëj një intervenim në gjurin e këmbës së majtë dhe për këtë arsye pritet të mungojë për më shumë se dy muaj”.

“Në bashkëpunim me drejtuesit e klubit kemi vendosur ta ndërpremë bashkëpunimin, pasi që zgjidhja më e mirë është që Prishtina të ketë një trajner i cili është afër ekipit”, ka thënë Sokoli.

Drejtimin e klubit tani do ta marrë ish-kapiteni i tyre Armend Dallku që deri më tani ishte trajner në kategoritë e reja. /Telegrafi/