Telegrafi

Sokoli: Prishtina për ta rikthyer besimin ndaj Trepçës ’89

Prishtina do të udhëtojë në Mitrovicë në javën e 5-të për tu takuar me rivalët e moçëm, Trepçën ’89.

Prishtina në tetë përballjet e fundit kundër Trepçës ’89 ka bilanc jashtëzakonisht të mirë, ku ka fituar 6 prej tyre (dy në “Riza Lushta”) dhe ka barazuar njëherë, ndërsa një herë është eliminuar nga Kupa pas penalltive.

Po ashtu, në këto tetë ndeshje Trepça ’89 nuk i ka shënuar asnjë gol Prishtinës.

Trajneri i Prishtinës, Bylbyl Sokoli, ka folur para takimit, duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm, pasi Prishtina ka vetëm një pikë, pas tri ndeshjeve.

“Ndeshje e rëndësishme ku do të mundohemi të rikthejmë vetëbesimin. Besoj se me një angazhim dhe me disiplinë në lojë do të prezantohemi siç është më së miri”.

“Por, jemi edhe të hendikepuar, megjithëse kthehet Leonit Abazi, tani Ahmed Januzi ka një lëndim dhe do të na mungoj shumë, sepse ka qenë njëri prej futbollistëve të dalluar kundër Llapit, por do të shohim çfarë do të ndodh nesër”, ka thënë Bylbyl Sokoli.

Në anën tjetër Trepça ’89 ka start më të mirë duke marr pesë pikë në katër takime. /Telegrafi/