Telegrafi

Sokoli pohon se Brazili është ndër favoritët – Munishi thotë se Selecao i ka “edhe Messin edhe Ronaldon” në ekip

(Foto: RTV Dukagjini)

Në emisionin “Dueli Botëror”, trajneri i njohur, Bylbyl Sokoli ka folur për fitoren e Brazilit në ndeshjen e parë të fazës grupore në Kampionatin Botëror.

“Brazili ishte teknikisht i përsosur, ishte tejet i sigurt në mbrojte”, deklaroi Sokoli duke shtuar se “Brazili është një nga pretendentët kryesorë për ta fituar këtë Botëror”.

Në anën tjetër, strategu tjetër i njohur, Ismet Munishi, është shprehur i impresionuar me fitoren e dominuese të Selecaos.

“Brazili e ka Messin dhe Ronaldon në ekip, ata janë Neymari dhe Vinicius Jr”, ka dekaruar Munishi, duke shtuar: “Ai që i shënoi dy gola (Richarlson) ishte më i dobëti, por u inkuadrua në lojë për shkak të gjatësisë”.

Kjo është vetëm nata e gjashtë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror. /RTV Dukagjini/