Ferizaj nuk ka arritur t’i bëjë ballë Feronikelit në çerekfinale e Kupës së Kosovës.
‘Ujqit’ janë mposhtur në shtëpinë e tyre me rezultat minimal 0-1.
Përveç humbjes së pësuar, trajneri i Ferizajt, Bylbyl Sokoli ka mbetur i pakënaqur edhe me formën e futbollistëve të tij.
“Feronikeli e ka dominuar takimin ndërsa ne ishim larg tyre. Shumë larg formës që na nevojitet për t’i shpëtuar rënies”, tha Sokoli.
Sipas trajnerit nga Rahoveci, skuadra e tij do ta ketë tejet të vështirë për të qëndruar në Superligë.
“Realiteti është ky që do ta kemi shumë të vështirë të mbesim në Superligë për shkak të formës jo të mirë fizike”.
“Na duhet shumë karakter dhe disiplinë taktike për të mbijetuar”, u shpreh Sokoli.
Ferizaj aktualisht zë pozitën e parafundit në tabelë me vetëm 15 pikë të grumbulluara,
Në ndeshjen e parë të stinorit pranveror, Ferizaj do të jetë nikoqir i Trepçës ’89. /Telegrafi/