Telegrafi

Sokoli: Nuk patëm guxim ta ruajmë rezultatin

Vllaznia e Pozhoranit ishte shumë pranë të bëjë befasinë më të madhe në këtë kampionat.

Skuadra e drejtuar nga Bylbyl Sokoli udhëhoqi për 70 minuta në takim ndaj Llapit, por 20 minutat e fundit për ta ishin të tmerrshëm pasi pranuan katër gola.

Sokoli pas ndeshjes ka mbetur shumë i pakënaqur, pasi ka deklaruar se në pyetje ishte cilësia e lojtarëve.

Sipas tij lojtarët nuk patën guxim të ruajnë rezultatin më shumë se 60 minuta.

“Cilësia është në pyetje. Nuk patëm guxim të ruajmë rezultatin më shumë se 60-të minuta. Tabela e klasifikimit i thotë të gjitha. Sidoqoftë, na mbetet shumë të punojmë. Këtyre 60-të minutave t’ia shtojmë edhe 30 minuta të tjerë dhe të shpresojmë diçka”, deklaroi Sokoli.

Në fund ‘Profa’, deklaroi së është e vështirë mbijetesa me këtë karakter të futbollistëve të tij.

“Është shumë e vështirë me këtë karakter të lojtarëve të bëjmë diçka më shumë, megjithëse do të shohim”, deklaroi Sokoli. /Telegrafi/