Site icon Telegrafi

Sokoli: Ndeshje e rëndë dhe e vështirë

“Nuk i numërojmë fitore, por i numërojmë ndeshjet që duhet zhvilluar dhe që të mobilizohemi për takimin e radhës. Ne jemi duke e përgatitur ekipin për një ndeshje të rëndë dhe të vështirë dhe shpresojmë në sukses. Përndryshe, ende nuk kemi arritur formën e duhur dhe nuk po funksionon loja të cilën ne po e kërkojmë, por djelmoshat këtë po e kompensojnë me angazhim maksimal “,tha para ndeshjes, në kërkim të fitores së tretë rresht, kryetrajneri Bylbyl Sokoli pwr faqen e klubit.

“Pra edhe pse nuk e kemi lojën të cilën jemi duke e dëshiruar dhe të cilën jemi duke e kultivuar në stërvitje, futbollistët me angazhim, megjithatë po arrijnë të jenë të suksesshëm në fushë. Të gjithë futbollistët i kam në dispozicion, do të ketë ndoshta ndryshime, por ende s’kemi vendosur”, shtoi Sokoli. /Telegrafi/  

Exit mobile version