Bylbyl Sokoli, trajneri fitues i shumë trofeve në futbollin e Kosovës dhe atë të Maqedonisë, edhe stinorin e ardhshëm do të drejtojë ekipin e Ferizajt, të cilin edhe e promovoi në elitën e futbollit kosovar.
Në muajin e Ramazanit shumë lojtar po agjërojnë dhe trajnerët po kanë probleme në përshtatjen e ushtrimeve për ata, por këtë duket se e ka zgjedhur trajneri, Sokoli, njofton Sporti1.
Në fazën përgatitore për stinorin e ri që po kalon ekipi, disa futbollist edhe janë duke agjëruar në muajin e ramazanit. Kjo nuk e ka penguar teknikun me eksperiencë që të gjejë zgjedhje për të gjithë.
“Kemi disa lojtar që agjërojnë dhe për hir të tyre jemi pajtuar të krijojmë një skemë të re të përgatitjeve pa penguar askënd”, tha Sokoli për sporti1.com.
“Në mëngjes nga ora 9 bëjmë stërvitjen e parë të ditës, pra është koha kur edhe ata që agjërojnë janë më të freskët, ndërsa ushtrimet e dyta po i kryejmë pas iftarit diku në ora 9 e 30 minuta në mbrëmje, duke shfrytëzuar dy fushat për të krijuar një me hapësirë dhe reflektorë. Gjithashtu për shkak të ngarkesës së organizmit të lojtarëve me ushqim jam interesuar që ata të ushqehen me ushqim më të përzgjedhur”, tha Sokoli. /Telegrafi/