“Ishte ndeshje e vështirë për neve, për arsye se kërkojmë lojën tonë, jemi munduar që të luajmë në mënyrë të disiplinuar dhe pati vështirësi, kuptohet”, ka deklaruar Sokoli për faqen zyrtare të klubit.
“Unë mendoj se lojtarët mundën edhe shumë më tepër, në momente patëm rrjedhshmëri të lojës siç duhet, por ajo që na mungoi ishte përfundimi i aksionit dhe në këtë drejtim do të punojmë. Do të ketë vështirësi edhe disa javë, por këta djelmosha secilën javë të ardhshme do të luajnë më mirë e mirë. Jam i sigurt që këta djem mund të jenë më efikas”, përfundoi trajneri i Bardhekaltërve. /Telegrafi/