Trajneri më i suksesshëm i futbollit kosovar të pasluftës, Bybyl Sokoli, e ka pranuar se projekti i tij te skuadra e Ferizajt ka pësuar goditje të papritura në javët e fundit me largimin e lojtarëve dhe problemet financiare.
“Është momente jo i përshtatshme ashtu që me siguri do të ndikojë. Krejt çfarë mund të ndodh është të shikojmë zëvendësimet. Largimi i dy lojtarëve është gafër drejtuesve të skuadrës tonë, që tani duhet shikuar si mund të kompensohen. Nëse vjen Genc Hyseni dhe dy futbollist të mirë mund të zëvendësohen largimet. Parimisht ata kanë qenë të lirë, Fazliu ka përdorur klauzolën e largimit jashtë vendit, kurse Salihu ishte i lirë”, tha Sokoli në një bisedë ekskluzive për sporti1.com.
Raportohet nëpër media se edhe Qëndrim Dautaj është ndër lojtarët që mund të largohen. “Me Dautajn sot kam biseduar, më tha se nuk do të largohet, në bazë të bisedës që kisha”, tha ai.
Sokoli e pranon se skuadrat që ai drejton ka pasur edhe probleme financiare sidomos në dy muajt e fundit. “Nuk do të thotë se vazhdoj me Ferizajn sigurt, nëse deri në fund të dhjetorit nuk sigurohen financat dhe buxheti për gjithë funksionimin klubit unë nuk do të qëndroj se kjo skuadër. Opsionet janë gjithmonë si në Kosovë ashtu edhe jashtë, megjithatë unë pres që Ferizaj të organizohet. Për herë dihet se nëse vjen një ofertë e mirë trajnerët e lojtarët largohen”.
A mund të ndikojë ndryshimi i pushtetit lokal në Ferizaj, pasi që klubi ka marrë mjaft fonde edhe nga Komuna? “Ka efekt edhe ndërrimi i pushtetit, por nuk do të thotë se me ndërrimin e partive nuk e marrin përsipër klubin e futbollit. Kam informata se kryetari i ri ka shprehur gatishmëri të përkrah skuadrën”. /Sporti1/Telegrafi/