Gazeta Arena raporton se Sokoli ka kontaktuar me ish-futbollistin e mirënjohur dhe vetëm janë në pritje të ardhjes së presidentit Remzi Ejupi për të arritur marrëveshjen.
Plepolli ka bërë karrierë të pasur si futbollist në Bosnjë e Hercegovinë, Slloveni, Iran e Austri. Ai momentalisht është trajner në Shkollën e Futbollit, Vigani.
Sokoli u emërua para disa ditësh trajner i Prishtinës, por që nuk ka emëruar ende ndihmësit e tij, teksa ka paralajmëruar se këtë do ta bëjë në ditët në vijim. /Telegrafi/